Duhani dhe alkooli janë më të dëmshëm sesa lojërat e fatit

Analisti, Ismail Tasholli , ka thënë se vendimi për mbylljen e lojërave të fatit është i ngutshëm.

“Është bërë pa diskutuar dhe pa ekspertizë. Është dashur që të mblidhen ekonomistë, sociologë dhe psikologë paraprakisht për të diskutuar për këtë. Kështu siç është duket qesharak”, ka thënë Tasholli, njofton Klan Kosova.

“Kemi mënyra që ka përdorë gjithë Evropa që i ka vënë në kontroll minimal që të mos e lë devijimin ose degjenerimin”.

Tasholli në Zona B ka thënë se duhani dhe alkooli janë më të dëmshëm sesa lojërat e fatit.

“Me e lehta është ta ndalojmë duhanin, alkoolin, kazinotë dhe lojërat e fatit dhe do të kthehemi në mentalitetin e Tehranit. Duhet ta gjejmë një pikë në mes të Las Vegasit dhe Teheranit”.