Kandidatja për deputete nga komuniteti boshnjak, Duda Valje, ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në facebook.

Balje në mbishkrimin e fotografisë ka përshkruar humorin e saj në këtë ditë vikendi.

Ish-deputetja ka thënë “Jetë e dashur, kam përjetuar mjaftueshëm budallallëk kohët e fundit. A mund të marrim pak pushim të paktën për vikend?”.

Kujtojmë se Duda Balje nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë përsëri deputete, edhe pse rezultatet finale nga KQZ ende nuk janë certifikuar.

Balje akuzoi Listën Serbe se pati një koalicion të fshehur me minoritetet tjera në Kosovë.

Sipas saj, Adriana Hoxhiq, e zgjedhura deputete nga komuniteti boshnjak, pati marrëveshje me Listën Serbe, e ku rrjedhimisht Hoxhiq mori vota në komunat me shumicë serbe.

“Duda mos m’shti mos ma çel gojën, me kallxu unë krejt, më mirë e ki rri rahat”, i thotë Hoxhiq.

Ndërsa, Balja i thotë se “ ti nuk ki obligim të punosh për boshnjakët”.

I gjithë ky debat erdhi pasi kryetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.