Duda Balje i reagon Beogradit për billbordet “Liria ka emër”: Nuk jemi të rrezikuar në Kosovë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar pasi që nga Beogradi kanë thënë se serbët e komunitetet tjera në Kosovë janë duke u rrezikuar pas vendosjes së billbordëve “Liria ka emër”.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se frikën Beogradi mos ta lidh me komunitetet tjera joshqiptare në Kosove.

Postimi origjinal i saj:

Reagim ndaj deklaratës së të ashtëquajturit drejtor i zyrës për Kosovë në Qeverin e Sërbis!

LIRIA KA EMËR !

Zyrtarit dhe zyrtarve të Sërbisë që kanë shprehur frikën nga jehona e banerve ” Liria ka emër” si deputete e parlamentit të Republikës së Kosovës dhe kryetare e partise SDU ( Unioni social-demokratik) ju them që frikën e tyre mos ta ndërlidhen edhe me komunitetet tjera jo shqipëtare në Kosovë. Për komunitetin boshnjak flasim ne në emër tonin e jo zyrtarë të Sërbis që as nuk jetojn në Kosovë.

Ne jemi për bashkëjetesë dhe rrugëtim së bashku me popullin shqipëtar dhe komunitetet tjera në shtetin tonë.

Liria është për të gjithë dhe si e tillë nuk duhet ti pengoj askujt përveç popujve që ja kanë frikën Lirisë!