Glauk Konjufca

“Duan të ikin nga seancat…”, Glauk Konjufca tregon pse i ngacmon deputetët në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka qenë i ftuar të enjten në emisionin Pressing në T7, ku ka folur për Qeverinë Kurti, dialogun e Kosovës me Serbinë e shumë çështje tjera.

Konjufca përveç të tjerash, është i njohur edhe për batutat që bën gjatë seancave në Kuvendin e Kosovës.

Shpesh herë në sallën e Kuvendit shkaktohen të qeshura, pasi Konjufca ngacmon deputetët e opozitës, por edhe ata të pozitës dhe ministrat.

Për këtë, Konjufca tha se mundohet ta relaksojë situatën, pasi deputetët shpesh mërzitën dhe duan të ikin nga seancat.

“Me ato batutat që i boj kanihere a? Nejse, ai nuk është aspekti kryesor, unë veç mundohna me e relaksu pak se e shoh që edhe mërziten kanihere edhe dojnë me ikë prej seancave, edhe me e bo ma interesant”, ka deklaruar Konjufca në Pressing.