Dua poston një fotografi nga fëmijëria, teksa kalon shifrën prej 30 milionë ndjekësish në Instagram (FOTO)

Dua Lipa vazhdon në ngritet vazhdimisht në karrierën e saj muzikore, ndërkohë që numri i fansave të saj është në rritje të vazhdueshme.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka kaluar shifrën prej 30 milionë ndjekësish në rrjetin social, Instagram dhe padyshim se i është gëzuar këtij suksesi.

Ajo e ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj për ta shënuar këtë arritje dhe i ka falënderuar fansat e saj.

https://www.instagram.com/p/Bx7lMbQBoSG/?utm_source=ig_embed

“30 milionë! Faleminderit. Jam e lumtur që jam gjallë, që po bëj muzikën që më pëlqen, me njerëzit që i dua, për njerëzit që i dua (juve)”, ka shkruar Dua në përshkrim.

Tema muzikore e filmit “Alita: Battle Angel”, “Swan Song”, është ndër realizimet më të fundit të 23-vjeçares që u lansua në fund të muajit janar.