Dua Lipa ka zbuluar se albumi i saj ‘Future Nostalgia’ do të dalë në treg më 30 prill.
Albumi i dytë në karrierë i këngëtares me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, do të publikohet më 30 prill të këtij viti.
Kështu e ka bërë të ditur vetë artistja më në fund, me anë të një fotoje që ka publikuar në rrjetet sociale.
“Me këtë album do të ju bëj të gjithëve që të vallëzoni e kërceni, pasi me albumin e parë keni vuajtu mjaft”, ka thënë këngëtarja.
Albumi i dytë i Duas ka pritshmëritë e mëdha, pas suksesit të padiskutueshëm të albumit debutues.
Deri tani këngëtarja ka publikuar dy këngë nga ky album, “Don’t start now” dhe “Future Nostagia”, ndërsa nesër do të publikojë me videoklip edhe singëlin e tretë, “Physical”







