Dua Lipa

Dua Lipa vazhdon të ndajë me fansat imazhe joshëse në bikini nga pushimet në Shqipëri

Ajo ka qenë duke pushuar me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe familjen e saj në vendin e saj amtar, në Shqipëri.

Dhe Dua Lipa, 25 vjeçe, publikoi së fundmi një video duke shfaqur format e saj të bujshme të trupit, shkruan DailyMail.

Këngëtarja kishte veshur një palë bikini me vija vjollce dhe të zeza, dhe dukej në çdo centimetër atraktive me flokët e lagura në plazh.

Interpretuesja e hitit “One Kiss” tregoi bukurinë e saj natyrore ndërsa dukej e freskët në fytyrë, ndërsa ishte shtrirë në një shezlon.

Këngëtarja vuri një gjerdan me rruaza rreth qafës, ndërsa tregonte linjat atraktive trupore.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Videot e shfaqnin atë duke shikuar me vrull nga objektivi i kamerës, ndërsa relaksohej në rivierën shqiptare.

Këngëtarja e hitit “New Rules” i vinte flokët pas veshit, me ç’rast zbuloi edhe manikyrin e saj të çuditshëm me ngjyrë të gjelbër.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Kjo paraqitje e saj vjen pas një jave pushimi, që ajo familja e saj e shijoi shoqëruar nga familja e Kryeministrit Edi Rama.