Mbrëmjen e 29 shtatorit është mbajtur debati i parë presidencial në mes të Presidentit amerikan, Donald Trump dhe kandidatit presidencial nga radhët e demokratëve, Joe Biden, debat ky që zgjati rreth 100 minuta. Por ajo që u ka rënë në sy teleshikuesve ishin flokët e Trumpit.
Amerikanët dhe dhe jo vetëm, gjithë mbrëmjen e kaluar ishin para ekraneve duke përcjellë debatin qe supozohej të ishte i nxehtë, në mes të Trump dhe Biden, përkundër pritjeve debati ishte i qetë por mjaftë ofëndues.
Nga ky debat, një foto e Trumpit është bërë virale në rrjetet sociale, e cila ka ngritur reagimet e të famshmëve e ndër ata që nuk u duruan pa komentuar rreth flokëve të Presidentit amerikan ishte edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa.
Këngëtarja Lipa, është tallur më flokët e të parit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ,pasi siç shihet edhe në foton e postuar nga këngëtarja, Trump kishte pasur një shenjë të koka për të cilën shkruan me shaka se kjo është një shenjë që as berberi i tij nuk e do.

“70 mijë dollarë shpenzime për floktë e tij dhe parukieri i tij e urren akoma atë”, ka shkruar këngëtarja të rrjete sociale.







