Dua Lipa me tjetër fotosesion nga Franca

Dua Lipa ka sjellë imazhe nga një tjetër fotosesion që ka realizuar në Francë.

Dua Lipa këto ditë ka qëndruar në Francë, në kuadër të Festivalit të Filmit në Kanë.

Këngëtarja kishte pasur dy paraqitje që u komentuan shumë në këtë festival, pasi mori gjithë vëmendjen gjatë parakalimit në qilimin e kuq.

Mëngjesin e sotëm, ajo e nisi me disa fotografi të reja, të cilat i ka shkëputur nga një tjetër fotosesion që e kishte realizuar para eventit “amfAR”.

Në këto imazhe, Dua vjen e veshur me pantallona të zi, të ngushtë si dhe me këmishë dyngjyrëshe, të kuqe dhe të bardhë.