Dua Lipa mahnit me paraqitjen e radhës në Festivalin e Kanës (FOTO)

Dua Lipa ka bërë të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo në gala mbrëmjen kundër AIDS-it në “amfAR” në Kanë.

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të kërkuara në botë, shkruan DailyMail.

Dua Lipa bëri të gjithë të kthejnë kokën nga ajo teksa po ngjitej në kinema në gala mbrëmjen, kundër AIDS-it, në kuadër të edicionit të 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë, të enjten.

Këngëtarja, 23-vjeçare, rrëmbeu vëmendjen e veshur në një fustan të kuq me gëzof, ndërsa kishe ekspozuar këmbën.

Këtij fustani, ajo ia shtoi magjinë me qaforen prej argjendi dhe vathët, që ia kishte kombinuar.

Që nga viti 1985, amfAR ka investuar rreth 550 milionë dollarë në programet e saj dhe ka dhënë më shumë se 3,300 grante për ekipet kërkimore në mbarë botën.