Dua Lipa gati për festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, biletat dalin në shitje

Parku i kryeqytetit të Kosovës, Gërmia, do të jetë nikoqir i edicionit më të ri të festivalit “Sunny Hill”.

Ky i fundit organizohet nga babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, Dukagjinit.

Tashmë kanë dal në shitje biletat e festivalit, të cilën gjë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes rrjeteve sociale.

Megjithatë, pos 23-vjeçares që do të jetë në Kosovë, nuk është bërë e ditur se kush do të performojë këtë vit në Prishtinë.

Në fakt, zeshkania do të jetë vetëm si spektatore dhe se këtë vit nuk do të këndojë ndonjë këngë në festival.

Ndryshe, vitin e kaluar, përveç Lipës, pjesëmarrës ishin edhe DJ i famshëm Martin Garrix, reperi Action Bronson dhe Gashi.