dua lipa

Dua Lipa e ndezë skenën në njërin prej festivaleve më të mëdha në Britani

Ylli i popit me prejardhje kosovare, Dua Lipa, ishte artistja e parë e që kryesoi ngjarjen Glastonbury 2024, teksa u ngjit në skenën e Piramidës të premten në mbrëmje në Worthy Farm.

Gjatë fundjavës, pritet të ketë performanca të ndryshme dhe befasuese në skenat e festivalit të madh – por organizatorja Emily Eavis ka thënë se do të ketë “surpriza të mëdha”.

Dua Lipa, performoi hitet e saja nga bashkëpunimi i Elton John “Cold Heart” tek “New Rules” dhe “Training Season”.

Gjatw twrw performancave tw kwngwve tw saja, Dua Lipa ka shkwlqyer, shkruan The Guardian.