Eksperti i Sigurisë

Drizan Shala: BIA e ka përjetuar rëndë  identifikimin dhe kapjen e informatorëve në Ferizaj

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka deklaruar se BIA serbe e ka përjetuar rëndë arrestimin e dy kosovarëve në Ferizaj, nën dyshimin se kanë kryer spiunazh për këtë institucion. Ai tha se sipas literaturës shkencore Shërbimet në momentin që detyrohen të reagojnë edhe duke e mohuar një gjë të tillë, forcon besimin se ata njerëz kanë luajtur rol të rëndësishëm dhe kanë qenë persona besnik.

“Reagimi nga BIA për rastin “Ferizaj” po dëshmon : 1. Se BIA ka përjetuar rend  identifikimin dhe kapjen e informatorëve, bashkëpunëtorëve apo agjendeve të tyre po dëshmohet me reagim. ) Në këtë pjesë nuk duan të përcaktojnë se i takon organit të ndjekjes penale se në qfarë niveli ishte bashkëpunimi). 2. Bazuar në reagimin e BIA-s sipas literaturës shkencore të studimeve të sigurisë, Shërbimet në momentin që detyrohen të reagojnë edhe duke e mohuar një gjë të tillë, forcon besimin se: ( Këta njerëz kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe janë dëshmuar se janë burimi kryesor dhe besnik ndaj shërbimit që i angazhoi )”, ka thënë ai.

Tutje Shala tha se kyt reagim ka qëllim edhe procedural.

“3. Ky reagim i BIA-s , ka edhe qëllim procedural penal, duke lejuar mbrojtjen e argumentit se ky është reagimi zyrtar se këta nuk kanë qenë pjesë e tyre. ( Kështu cilësohet vepra e re penale nga Prokuroria dhe kjo duke u bazuar ne  këtë argument zyrtar )”, tha tutje ai. /Express/