Driton Selmanaj kritikon Qeverinë Kurti: Po rri si spektatore për rritjen e çmimeve, s’po bën kurrgjë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, njofton se nesër Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve.

Selmanaj kritikoi Qeverisë se po rri si spektatore përballë proceseve në Kosovë, si kjo puna e rritjes së çmimeve.

Ai tha pas mbledhjes së Kryesisë:

“Rritja astronomike e çmimeve, kemi kërku seancë të jashtëzakonshme për trajtimin e problematikës dhe do të propozojmë një rezolutë me detyrime konkrete për Qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës është shndërru në spektatore të proceseve që ndodhin në Kosovë, duke lënë gjërat të rrjedhin në mënyrë të pakontrolluar dhe duke mos pasur as kujdesin minimal. Nesër do të mbahet seanca në orën 11:00”, tha ai.