Driton Kuka: Tani zyrtarisht Kosova shteti më i fuqishëm në xhudon evropiane

Falë suksesit të xhudistëve, Kosova është renditur e para në listën e kampionatit evropian të xhudos.

Trajneri i mirënjohur, Driton Kuka, në një lidhje direkte nga Portugalia në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ka thënë se tani Kosova zyrtarisht është shteti më i fuqishëm në kampionatin evropian të xhudos.