Driton Kuka e lidh me Trepçën të artën e Kelmendit dhe të argjendtën e Gjakovës

Një përshkrim interesant i ka bërë Driton Kuka suksesit të dy xhudistëve që ai i drejton në kuadër të Lojërave Olimpike Evropiane, në Minsk të Bjellorusisë.

Ai e ka lidhur të artën e Majlinda Kelmendit dhe të argjendtën e Nora Gjakovës me Trepçën, e ka thënë Kosova është mbi të gjitha.

Ky është postimi i plotë i trajnerit Driton Kuka:

Trepça prodhon ari edhe argjend!
Majlinda e artë
Nora e argjendtë
Lojërat Olimpike Evropiane
Kosova mbi të gjitha …

Kujtojmë se sot, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, kanë shkruar historinë në Minks të Bjellorusisës ku po mbahen Lojërat Evropiane 2019.

Majlinda dhe Nora kanë fituar për herë të parë medaljet të artën dhe të argjendën në Lojërat Evropiane, të parat këto për Kosovën.

Te dy xhudistet në finale u takuan me dy xhudiste ruse.

Majlinda Kelmendi, e cila e kaloi rrethin e parë pa luftë në kategorinë deri në -52 kg, në rrethin e dytë pati punë me zviceranen Fabienne Kocher (Koher).

Majlinda mposhti me shumë vështirësi xhudisten Kocher, pasi kundërshtarja e saj iu shmang shumë luftës dhe gjyqtari vendosi për fitoren e xhudsites pejane.

Në çerekfinale Majlinda kishte punë me xhudisten polake, Karolina Pienkoëska, të cilën e mposhti me ippon.

Në gjysmëfinale medalistja e artë olimpike u përballë me xhudisten franceze, Amandine Buchard (BUSHARD)

Xhudistja jonë mposhti me Ippon francezen, Buchard për të kaluar në finalen e madhe.

Ndërsa Nora Gjakova, ka fituar medaljen e argjend në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk.

Gjakova ishte e pafat pasi u mposht në finale nga xhudistja ruse Daria Mezhetskaia, që fitoi me waza ari.

Nora Gjakova rrethi ne parë e kaloi pa luftë kurse në të dytin kishte punë me xhudisten franceze Priscilla Gnetto (PRISILJA NETO)

Nora e kishte të vështirë me Gnetton në kategorinë -52 kg dhe lufta shkoi në Golden Score, por në fund arriti të fitojë për t’u kualifikuar në raundin tjetër.

Në çerekfinale xhudistja kosovare u përballë me gjermanen Pauine Starke (SHTARK), të cilën e mposhti me ippon për të kaluar në gjysmëfinale .

26-vjeçarja shkëlqeu edhe në gjysmëfinale ndaj portugezes, Telma Monteiro të cilën e mposhti me ippon.