Dritë në fund të tunelit! Fitoi sfidën me koronavirusin, shteti europian njofton daljen nga karantina

Jo çdo vend është prekur nga koronavirusi më të njëjtën mënyrë. Disa vende nuk janë izoluar dhe megjithatë nuk kanë numra te lartë të infektuarisht. Disa vende të tjera kanë përdorur monitorimin strikt dhe gjurmimin e personave të infektuar dhe kanë arritur të ndalojnë përhapje.

Por si e luftoi Danimarka Koronavirusin. Ajo shpalli gjendjen e karantinës më 11 mars.

Një muaj më pas Danimarka po planifikon që të heqë gjendjen e karantinës në prill pasi zyrtarët lajmëruan se vetizolimi rezultoi i suksesshëm.

Deri më tani në vend ka 77 viktima dhe 2577 të infektuar.

Danimarka ishte një nga vendet e para që vendosi të mbyllte kufijtë, madje ndaloi edhe fluturimet në periudhën kohore 14 mars deri në 13 prill.

Por duke se gjendja në vendin skandinav është përmirësuar dhe Kryeministrja Mette Frederiksen u shpreh se gjasat janë të mëdha që kufizimet të hiqen, pasi ka prova se Danimarka ia ka dalë me sukses që të shtyjë përhapjen e COVID-19.