Drita tregon arsyen e shtyerjes së ndeshjes për 90 minuta

Ishte paraparë të zhvillohej nga ora 18:00, por e njëjta u shty për 90 minuta më vonë.

Fjala është për duelin e shumëpritur mes Dritës dhe Inter D’Escaldes.

Skuadra gjilanase para pak çastesh, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tregoi se arsyeja e shtyerjes është vonesa e plotësimit të dokumentacionit për Covid-19 për të dy klubet, kuptohet nga organizatori.