Drita përballë Feynoordit, gjigantët holandez zbresin në “Fadil Vokrri”

Drita sonte rikthehet të luaj në garat evropiane.

Nënkampioni i Kosovës luan ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues të Conference League.

Në “Fadil Vokrri”, Drita do të luaj me skuadrën e famshme holandeze, Feynoord.

Ndeshja do të luhet nga ora 21:00 dhe do të jetë me praninë e “Intelektualëve”.

Skuadra e Ardian Nuhiut në rundin e parë kaloi Deçiqin.