Klubi i Dritës ka njoftuar se ka nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e kthimit ndaj Audas.

Të enjten në “Fadil Vokrri”, Drita do tentoj përmbysjen e rezultatit, ku në ndeshjen e parë humbën ndaj Audas në Letoni.

Kjo është hera e parë që Drita rikthehet në “Fadil Vokrri” këtë edicion, ku ka zhvilluar një ndeshje në “Zahir Pajaziti”, me fitore minimale ndaj Breidablik.

Çmimet e biletave janë:

* Lindje: 5€

* Perëndim: 10€

* VIP: 20€

* Jug: FALAS (Për tifozët tanë Intelektualët)

Ju kujtojmë që ndeshja e parë që është zhvilluar në Riga të Letonisë është fituar nga ekipi vendas Auda me rezultat minimal 1:0.