Prishtina është ndalur në “autostradën” e Gjilanit drejt titullit kampion, derisa barazoi ndaj Dritës (1-1).
Fidan Gërbeshi realizoi në pjesën e parë nga penaltia për vendasit, ndërkohë Gauthier Mankenda barazoi në pjesën e dytë të lojës.
Këtë lëshim të Prishtinë e ka shfrytëzuar në maksimum Feronikeli, pasi në udhëtim mposhti fqinjët e Drenicës (0-1) dhe tani kryeson e vetme renditjen tabelare me dy pikë më shumë.
Astrit Fazliu ishte autor i goli të vetëm për tre pikët e mëdha të “industrialistëve” në luftën për titullin kampion.







