Drita ka arritur të rikthejë rezultatin në favor të saj përballë Ballkanit në sfidën që hapi javën e 21-të në Superligë dhe u që u përmbyll 1-2 .
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit që zhbllokuan rezultatin në minutën e 13-të me anë të Jetmir Topallit.
45 minutat e para përfunduan me avantazhin e suharekasve, ndërsa kur zhvillohej minuta e 57-të gjilanasit reaguan përmes Haxhi Nezirajt që nivelizoi takimin.
3 pikët Dritës ia siguroi sulmuesi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nwabueze 20 minuta para përfundimit të ndeshjes, gjersa ky ishte goli i tretë për 27 vjeçarin.
Pas këtij triumfi Drita rradhitet në pozitën e 4-të me 32 pikë, ndërsa Ballkani grumbullon 27 pikë në vendin e 8-të.







