Drita ka arritur që ta ndalë Feyenoordin në barazim.
Skuadra kosovare dhe ajo holandeze kanë luajtur 0:0 në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ky rezultat vlerësohet pozitiv për ekipin nga Gjilani, i cili pati përballë gjigantin holandez.
Dueli u zhvillua të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Ekipi holandez e dominoi ndeshjen, duke krijuar disa raste të mira shënimi, por që asnjëherë futbollistët e Feyenoordit nuk ia dolën që ta dërgojnë topin në rrjet.
Në minutën e 95-të, Antonucci i Feyenoordit qëlloi shtyllën.
Drita pati edhe përkrahjen e tifozëve “Intelektualët”, të cilët për herë të parë pas gati një viti e gjysmë e përkrahën ekipin e tyre të zemrës në stadium.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Feyenoordit dhe Dritës, zhvillohet me 29 korrik në Roterdam të Holandës.







