Drita e fiton miqësoren ndaj Llapit në Ohër

Nënkampionia e Kosovës Drita e ka mposhtur fituesin e Kupës, Llapin me rezultatin 2:0, në ndeshjen miqësore që u zhvillua të mërkurën në Ohër.

Të dyja ekipet po përgatiten në Ohër për ndeshjet e tyre të raundit të parë të Ligës së Konferencës. Golin e parë për Dritën e shënoi, Darko Simonovski, ndërsa të dytin Muharrem Jashari. Dy futbollistët iu bashkuan Dritës para pak ditësh. Ndeshjen e dytë miqësore, Drita ka njoftuar se do ta luaj më 27 qershor kundër Partizanit të Shqipërisë.