Drita e fiton derbin e Gjilanit pas një rikthimi sensacional

Drita e ka fituar derbin e qytetit ndaj Gjilanit fal një rikthimi sensacional.

Drita ishte duke pësuar 2:1, por për një minutë realizoi dy herë me anë të Astrit Fazliut (89’) dhe Betim Haxhimusës (90’) dhe Drita fitoi 3:2.

Fillimisht Gjilani kishte kaluar në epërsi në minutën e 7-të me anë të Darko Nikaçit, para se rezultatin ta barazonte Hamdi Namani (26’). Nikaç realizoi në minutën e 40-të për epërsinë 2:1 të Gjilanit, por më pas erdhi kthesa e madhe e Dritës në fund të ndeshjes së xhiros së 15-të të Superligës.

Në ndeshjen tjetër sot në Superligën e Kosovës, Feronikeli ka triumfuar 2:0 ndaj Trepçës ’89. Marko Simonovski (28’) dhe Ardian Muja (47’) realizuan golat për 89-shin.