Drita sot zhvillon ndeshjen kthyese në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës ku për kundërshtar e ka skuadrën islandeze Breidablik.

Ndeshja e parë u mbyll me fitoren e gjilanasëve 1:2 dhe është afër që të kalojë në rrethin e tretë.

Ky takim nis nga ora 17:00 dhe luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.


Të dyja skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.