Drita arkëton tre pikët e radhës, mposht Drenicën

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ani pse në plan program gjatë ditës së sotme ishin dy ndeshje për tu zhvilluar, mirëpo për shkak të motit të ligë me borë u zhvilluar vetëm një.

Drita mposhti skuadrën e Drenicës me rezultat 4:1, ndërsa ndeshja tjetër mes Ferizajit dhe Llapit është shtyrë për nesër në të njëjtin orar.

Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, Drita ishte absolutisht më e mirë se mysafirë, duke arritur një fitore më të lehtë se që është pritur.

Kastriot Rexha shënoi dy gola për djelmoshat e Ardian Nuhiut dhe nga një Betim Haxhimusa e Izair Emini.

Golin e vetëm për skuadrën e Gani Sejdiut në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi prishtinas, Alban Shillova.

Me këtë fitore, tashmë Drita ka barazuar pikët më liderin Ballkani, skuadër që nesër zhvillon super-sfidën ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Ndërsa Drenica me këtë humbje mbetet në pozitën e tetë me 24 pikë.