Dridhje në LDK pas humbjes në Podujevë, Geci: Kujtim Shala ta merr drejtimin

Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci ka reaguar pas publikimit të rezultateve preleminare të zgjedhjeve në Komunën e Podujevës ku fitues doli kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi.

Geci përmes një postimi në Facebook tha se LDK-së i duhet një reformë e thellë. Ai madje tha se në krye të kësaj partie duhet të vijë Kujtim Shala.

“Urime fitoren Shpjetim Bulliqi, LDK-në që 14 vjet prej vdekjes së presidentit Rugova e këndej e kanë mundur vet LDK-ja.Fatmir Sejdiun dhe kompaninë e tij e ka mundur Fatmir Sejdiu dhe kompania e tij.Isa Mustafën dhe kompaninë e tij e ka mundur Isa Mustafa dhe kompnia e tij.LDK-së i duhet një reformë e thellë një pushim opozitarë dhe nga nji proces i rregullt zgjedhorë brenda LDK -es në krye te saj duhet të vijë akademik si Kujtim Shala pikë. Për ndryshe trendi i ramjes do të jetë i pa ndalshëm”, ka shkruar Geci.