Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit për Kosovën Fituese, Artan Nimani ka marrë pjesë në tubimin madhështor në Llapushë të Malishevës.
“Malisheva u bë sot epiqendra e një takimi mbresëlënës mes intelektualëve të rajonit të Llapushës, ku fryma e optimizmit dhe pritjeve të mëdha dominoi diskutimet. Në këtë tubim madhështor, ku u theksua uniteti dhe vizioni për një të ardhme më të ndritur, u vunë në pah roli dhe përgjegjësia e intelektualëve për të çuar përpara interesat e qytetarëve të kësaj ane”, ka shkruar Nimani, përcjellë Ballkani.info.
“Koalicioni për Kosovën fituese 137 u paraqit me besimin e plotë në fitoren e saj, ndërsa unë, me numrin 25, zotohem të jem përfaqësues i denjë i frymës intelektuale të këtij rajoni në Kuvendin e Kosovës” ka theksuar tutje ai.
Postimi:







