Dreshaj: Iniciativa e AAK mori epilog, punëtorët e viteve të ’90-ta i gëzofshin pensionet

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pensionet kontributdhënëse të punëtorëve të viteve të ’90-ta.

Përmes një reagimi në Facebook, Dreshaj ka thënë se kjo ishte iniciativë e AAK-së

“Urime vitin e ri 2023, qytetar të Kosovës me një lajm të mire!

Inciativa e AAK-së, për korrigjimin e padrejtësisë shumë vjeqare për punëtorët e viteve 90 të cilët sakrifikuan gjithçka për të sotmen, më në fund mori epilog. I gëzofshi pensionet kontributdhënëse.

Kushtetusja foli”, ka shkruar Dreshaj.