Drenicaku që shkeli qenin duke lobuar për Kurtin: E kam quajtur VV-në terroriste, kam votuar 4 herë për PDK-në

Sokol Halili u bë i njohur për publikun kosovar, si njeriu që shkeli qenin derisa lobonte për VV-në dhe Albin Kurtin.

Halili ka thënë se ka qenë përkrahës i madh i PDK-së madje siç thotë ai ka qenë edhe komisioner ku ka votuar katër herë në një proces të vetëm zgjedhor për PDK-në, transmeton Ballkani.info.

Mirëpo Halili ka ndyshuar rrënjësisht qëllimin, ku pas videos së parë ka dalë dhe i ka quajtur “zagarë” anëtarët e PDK-së.

Halili ka thënë se këto zgjedhje do të ja sigurojë 40 mijë vota, 29 mijë prej tyre që vetëm i ka siguruar.