Drenica shkatërron Flamurtarin në “Fadil Vokrri”, fiton thellë edhe ’89-shi

Drenica dhe Trepça ’89 kanë shënuar fitore në ndeshjet hapëse për xhiron e 10-të në IPKO Superligën e Kosovës.
Sot (e martë) janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 10-të.

Drenica me rezultat 0-3 ka mundur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ skuadrën e Flamurtarit.

Fitore të thellë ka shënuar edhe Trepça ’89, që ka mundur Lirinë 0-4 në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren.