FC Drenica ka njoftuar se ka marrë vendim të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi.

Ky vendim është marrë pas një analize të detajuar të ecurisë së ekipit dhe nevojës për ndryshime që do të ndihmojnë në arritjen e objektivave tona për të ardhmen, thuhet në njoftimin e klubit.

“Vendimi nuk ka qenë i lehtë, por është marrë pas një analize të thellë të situatës dhe përpjekjës për të ecur përpara me një qasje të re me qëllim që klubi të arrijë rezultate sa më të mira”.

Klubi tashmë ka nisur procesin për gjetjen e një trajneri të ri, i cili do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës dhe do të punojë për të përmbushur synimet tona.