Drenica prezanton pesë përforcimet

Skuadra nga Skenderaj, Drenica, ka vazhduar kontratat me katër futbollistë të rëndësishëm që kishte edicionin e kaluar.

Klubi “kuqezi” ka bërë të ditur se Shkëlzen Lushtaku, Kreshnik Uka, Denisson Silva e Harallamb Qaqi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për edicionin e ardhshëm.

Ndërkohë ekipi i drejtuar nga Tahir Lushtaku ka bërë afrimin e pesë futbollistëve si: Arbios Thaqi, Armend Abazi, Erjon Morina e Erdin Dushi dhe Samuel Noye.

Klubi nga Skenderaj ka paralajmëruar edhe përforcime të tjera gjatë afatit kalimtar të verës