Mbrojtësi gjerman

Drejtuesit e Bayernit marrin vendimin për të ardhmen e Hummels

Bayerni fitoi 1-0 kundër RB Leipzig të mërkurën, duke e ngushtuar distancën ndaj udhëheqësve të Bundesligës, Borussia Dortmund, në vetëm gjashtë pikë.

Hummels ishte titullar dhe e ndihmoi skuadrën e tij ta mbante portën të pastër në atë që mund të provojë të jetë një fitore vitale, pasi bavarezët janë në ndjekje të një tjetër titulli të Bundesligës.

Dhe tani duket qartë se Hummels do të vazhdojë të luajë një rol kryesor në “Allianz Arena” për pjesën tjetër të sezonit. Chelsea dhe Tottenham janë përmendur si opsione për Hummels, por Karl-Heinz Rummenigge tha se qendërmbrojtësi nuk do të shkojë askund këtë dimër.

“Ne patëm një bisedë me Mats, disa ditë më parë, dhe ai do të luajë për Bayern Munich deri në fund të sezonit”, – tha shefi i klubit bavarez për gazetarët. Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, beson se bisedimet me Hummels, mbi situatën e tij, shkuan mirë.

“U ulëm dhe diskutuam me Mats, ishte një bisedë e mire. Ai ndihet shumë mirë në Mynih. Nëse një lojtar nuk luan gjithmonë, është e qartë se ka diskutime. Mats donte të fliste me ne. Ne shpjeguam pikëpamjen tonë ndaj tij dhe ai shpjegoi pikëpamjen e tij. Unë mendoj se kemi ardhur në një emërues të përbashkët”