Ekipi negociator i Kosovës, sot pritet të zhvillojë takimin e parë me shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në cilësinë e përfaqësuesve të Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë.

Nga zyra e Bashkimit Europian një ditë më parë iu tha Klan Kosovës se ky takim me ekipin negociator i përfaqësuar nga kreu i Nismas, Fatmir Limaj si dhe nga i kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, do të jetë konsultativ.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/298653014114738/?t=0