Drejtorit dhe legjendës së Juventusit i del skandali i madh, shfaqet në një video intime me tri vajza

Të enjten ai ishte në Stamboll për shortin e Ligës së Kampionëve, të shtunën ai shikoi Juventusin e tij kundër Romës dhe tashmë të dielën në mbrëmje, drejtori i Bianconerëve, Pavel Nedved u gjend në qendër të një skandali për shkak të një videoje intime.

Përkatësisht, videoja u shfaq 24 orë pas ndeshjes mes Juventusit dhe Romës dhe shumë shpejt u bë virale, teksa tregon Nedvedin duke flirtuar në mënyrë provokative me tre femra.

Kur themi provokuese, më së shumti i referohet skenës kur shihet qartë sesi Nedved me mëngët e kap fort nga gjoksi njërën prej vajzave – e para në radhë.

Nedved aktualisht është një burrë beqar, të paktën në letër, duke qenë se ai u divorcua nga gruaja e tij. Mirëpo, mediat së fundmi kanë shkruar për lidhjen e tij të mundshme emocionale me këngëtaren dhe aktoren e njohur Dara Rollins.