Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, ka njoftuar ka filluar projekti i ri 22 kilometra që përfshinë dy segmente rrugore.
“Infrastruktura rrugore 🛣 prej 22 Km. 🚧 Ky projekt përfshin dy segmente rrugore: 🛣 Rahovec – Drenoc – Senoc – Pastasel – Polluzhë – Sarosh 🛣 Nga Drenoci në drejtim të Pataqanit të Epërm e të Poshtëm deri në Fortesë, duke përfshirë edhe rrethrrotullimin mes Sapniqit dhe Fortesës”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, në projekt përfshihen: riasfaltimi dhe zgjerimi i rrugës, vendosja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, si dhe ndërtimi i mureve mbrojtëse me standarde moderne.
“Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e lëvizjes dhe të lidhjes mes vendbanimeve. Urime!”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/







