Drejtori i SHSKUK-së: Infektimi me COVID-19 nuk është i mundur gjatë vaksinimit

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka apeluar tek qytetarët që sa më shumë prej tyre të ketë vaksinim ndaj Covid-19, në mënyrë që t’i shpëjtojnë infektimit nga pandemia.

Krasniqi madje ka sqaruar se vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë të sigurta dhe s’ka asnjë mundësi që gjatë bërjes së vaksinës, të ketë infeksion me virusin Covid-19.

”Dy vaksinat që përdoren në Kosovë, Pfizer dhe AstraZeneca, nuk prodhohen nga virusët e gjallë, dhe nuk ka mundësi që njeriu të infektohet gjatë vaksinimit apo si pasojë e vaksinimit”, ka thene ai ne Klan Kosova.

”Por, e kemi thënë edhe më parë, që për të krijuar imunitet, duhen të kalojnë disa ditë, dhe ato së paku dhjetë ditë apo së paku dy javë”.

”Duhet siguruar të gjithë qytetarët se përmes vaksinimit nuk mund të infektohen assesi, pasi vaksina prodhohet nga një lloj protein e quajtur spike që nuk ka mundësi të shumohet apo replikohet virusi”.

”Prandaj do të vazhdojmë të bëjmë apelin tek qytetarët, që sa më shpejtë të jetë e mundur të vaksinohen”.