E mitura nga Drenasi e cila dyshohet se fillimisht u ngacmua seksualisht nga mësimdhënësi Shkelzen Xhekaj, nga shkolla “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në Drenas, nuk ka qenë nxënëse e profesori të dyshuar.
Për Ballkani.info rastin e ka konfirmuar Drejtori i shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, nga Drenasi, Valdet Istogu.
Istogu tha se profesori , Shkelzen Xhekaj kishte qenë i akuzuar në shtator të vitit 2017, ku në momentin që prokuroria ka ngritur akuzë ndaj tij ai ishte suspenduar nga puna.
Sipas tij, Xhekaj ka qenë rreth katër muaj i suspenduar nga puna, deri në vendimin e gjykatës ku është shpallur i pafajshëm.
Ai ka treguar se tashmë ish i akuzuari është duke vazhduar punën për shkak se gjykata ka shpallur të pafajshëm dhe se nuk ka ndonjë arsye për të mos të vazhduar punën.
“Shkelzen Xhekaj është akuzuar në 2017, për këtë rast dhe është suspenduar nga puna në momentin kur është ngritë akuza, prej Drejtorit të Arsimit, deri sa vendimin e ka marrë gjykata. Me vendim të gjykatës është shpallë i pafajshëm në vitin 2018. Ka qenë katër muaj i suspenduar nga puna sa ka qenë duke u marrë me rastin prokuroria. Në shtator të 2017 është suspenduar nga puna, në momentin që prokuroria ka ngritë akuzën. Gjykata i ka dërguar Drejtorisë së Arsimit, letër që me ju kthye ky punës, për arsye se ky është shpallë i pafajshëm, dhe tash është duke e vazhduar punën si mësimdhënës”, ka thënë Istogu për Ballkani.info.







