Drejtori i Shëndetësisë në Pejë: Situata nuk është aspak e mirë sa i përket rasteve me COVID-19

Sptali i Pejës është thuajse i stërmbushur me pacientët e hospitalizuar që marrin trajtim për COVID-19.

Në këtë spital marrin trajtim 150 pacientë që janë të prekur nga koronavirusi.

Lidhur me situatën me këtë virus ka folur drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës Petrit Loci.

Loci në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se situata nuk është aspak e mirë sa i përket rasteve më COVID-19.

“Situata në komunën e Pejës nuk është aspak e mirë sa i përket rasteve me COVID, duke u bazuar në shifrat e larta të të prekurve të cilat janë të shtrirë në Spitalin Rajonal të Pejës  dhe pacientët që marrin shërbime në qendrën COVID në lagjen Fidanishte apo në Qendrën e Mjekësisë Familjare”.

“Në Spitalin Rajonal të Pejës ka pacientë të hospitalizuar jo vetëm nga qyteti i Pejës por nga pesë komunat të cilat i mbulon Spitali i Pejës. Janë mbi 150 pacientë të hospitalizuar të cilët marrin trajtim, ku përveç repartit infektiv janë të përfshirë edhe reparte të tjera në mënyrë që të kemi mundësi të ju ofrojmë tretman pacientëve të prekur me COVID-19”.

Ai theksoi se pacientët që marrin terapi ditore për trajtimin e virusit duhet ta blejnë vet terapinë.