Zlatibor Lonçar

Drejtori i ri i BIA-s | Vuçiq u përpoq të justifikohej në televizionin e tij të preferuar – më mirë mos ta bënte

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se Zlatibor Lonçar në këtë moment nuk mund të emërohet në pozitën e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) deri në zgjedhjen e drejtorit të ri për shkak se nuk është i punësuar në këtë institucion, dhe shtoi se nuk do të thotë “nëse Lonçar është afër apo larg atij funksioni pas zgjedhjeve”.

“E mbani mend se si thanë se është emëruar drejtor i BIA-s para tre ditësh? Pra, nuk është vendosur. A është larg apo afër, nuk do të flas për këtë derisa të emërohet dikush”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se “e vlerëson jashtëzakonisht dhe e do Lonçarin”, transmeton Ballkani.info.

“Por me siguri se dikush nga shtëpia (BIA) do të emërohet i pari, i cili duhet të udhëheqë BIA-n për atë periudhë derisa të emërohet dikush i ri pas zgjedhjeve dhe Lonçari të mos jetë i punësuar në BIA. Do të shohim kush do të jetë, ata kanë tri propozime, kështu që jemi duke e diskutuar, përfshirë edhe me zotin Vulin”, ka shtuar Vuçiq, shkruan Slobodna Bosna.

Aleksandar Vuçiq mohoi se është në konflikt me Bratislav Gashiqin, duke thënë se Gashiq është “një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë”.

“Ne jemi bashkuar me Partinë Përparimtare Serbe. E kam respektuar jashtëzakonisht edhe si person  privat… Jemi në marrëdhënien më të mirë të mundshme”, ka thënë Vuçiq në emisionin “Hit Tëeet” në TV Pink.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Demokratike, Sërgjan Milivojeviq, të publikuar më herët në rrjetin X, se presidenti serb Aleksandar Vuçiq “ka marrë vendimin për të emëruar Zlatibor Lonçarin në krye të Agjencisë për Siguri dhe Informacion”.

“Meqenëse regjimi mafioz është në prag të mposhtjes në mënyrë që kumbarët e tij të mbrojnë kapitalin e tyre të fituar në mënyrë të paligjshme, sonte Aleksandar Vuçiq mori vendim për të emëruar Zlatibor Lonçarin në krye të BIA-s. ‘Doktor Death’ në marrëdhëniet me opozitën duhet të justifikojë pseudonimin e tij dhe të sigurojë mbijetesën e tij në pushtet”, shkroi Milivojeviq më 25 nëntor. /Ballkani.info/