Drejtori i ri-Bordi i RTK-së është i vendosur për ta zgjedhur kandidatin/en më të mirë mbi parimin e meritokracisë

Kryetari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Besnik Boletini ka konfirmuar se konkursi publik për drejtor të përgjithshëm të RTK-së, është i hapur deri të hënën (21.02.2022) në ora 16:00.

Ai ka inkurajoj të gjithë të interesuarit, të cilët kanë përvojë në menaxhim që të aplikojnë për këtë pozitë shumë të rëndësishme për RTK-në .

“Procesi do të jetë tërësisht transparent dhe vlerësimi i përformancës të secilit kandidat do të bëhet në prani të monitoruesve nga shoqëria civile dhe sindikatat e RTK-së.

Bordi i RTK-së është i vendosur për ta zgjedhur kandidatin/en më të mirë mbi parimin e meritokracisë.

Do të zgjidhet kandidati/ja më i mirë, i cili do ta paraqes qasjen e tij/saj lidhur me sfidat aktuale të RTK-së si dhe vizionin për zhvillimin e transmetuesit publik”, ka deklaruar Boletini. /Indeksonline/