Rexhep Sijarina, komandant i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, në një konferencë të mbajtur para pak çastes, ka thënë se sonte pas një pune intensive të Policisë së Kosovës më saktësisht Njësisë së Hetimeve Rajonale, është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen në Lipjan.

“Policia ka konfsikuar dy armë dhe një veturë si dhe prova të tjera të cilat gjithashtu janë të lidhura me rastin në fjalë”, ka thënë Sijarina, raporton Ballkani.info.

Bëhet fjalë për arrestimin e të dyshuarit i cili para dy javësh në një kazino në Lipjan vrau 36 vjeçarin Florent Ahmetajn nga Rrezalla e Skenderajt. /Ballkani.info/