Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është pyetur në lidhje me kritikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me instrumentalizimin e policisë për aksionin e djeshëm në veri të Kosovës. Në prononcimin e tij për RTV Dukagjini, Hoxha ka qenë shumë i shkurtër.

Hoxha tha se në lidhje me aksionet në veri, dje Policia e Kosovës ka liru komunikatë, duke shtuar se sot është ditë sportive.

“Sot është ditë sportive. Çka kemi pas dje me aksionet e kemi liru me komunikatë”, i ka thënë ai Dukagjinit.

Ndërsa kur u pyet për kritikën e ShBA-së ndaj policisë së Kosovës, Hoxha “fajin” e hodhi te politika qendore. Sipas tij, këto janë çështje që ka “për t’i zgjodhur ministria dhe Qeveria e Republikës së Kosovës”.

“Është çështje që ka për t’i zgjidhur Ministria dhe Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë për televizionin Dukagjini drejtori i PK-së, Gazmend Hoxha.