Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, ndau fletërfalënderime për dy fëmijët të cilët e gjetën dhe e dorëzuan në Polici portofolin me para të gatshme.

Drejtori Mehmeti, në emër të Policisë së Kosovës i falenderoi fëmijët për veprimin sa human aq edhe shembullor, për të gjithë qytetarët e në veçanti për bashkëmoshatarët e tyre me rastin e gjetjes së portofolit me para dhe dorëzimit në stacionin policor.