Drejtori i Policisë: Autoblinda e Policisë është sulmuar me armë të gjata dhe granta dore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, në një konferencë për shtyp pas aksionit në veri ka njoftuar se Policia e Kosovës është sulmuar me armë të gjata dhe granata dore.

Mehmeti në një konferencë për shtyp me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi se Policët e Kosovës janë sulmuar me armë të gjata dhe granata dore.

“Njëri nga personat e evidentuar sot në sulmet ndaj Policisë ishte në vitin 2011 i akuzuar për vjedhje të rëndë. Autoblinda e policisë është sulmuar me armë të gjata, granta të dorës” – deklaroi Mehmeti, teksa prezantoi fotografi të dëmeve materiale nga projektilat e armëve.

“Dyshohet se ka pasur një lloj rrjedhje të informacionit dhe është diçka që është duke u hetuar. Në veri nuk ka mundur të përfundojë në tersi kontrolli në 8 lokacione për shkak se numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për të penguar zyrtarët policor”, ka thënë Mehmeti.