Në Europë pas heqjes së kufizimeve të masave ndaj Covid-19 kanë filluar të rriten rastet e reja, dhe këtë gjë e sheh si shumë shqetësuese drejtori i OBSH’së për Europën Dr. Hans Henri Kluge, duke paralajmëruar një valë të re dhe të egër të virusit, jo mirë të njohur SARS-CoV-2.
Dr. Hans Henri Kluge thotë se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së qyetetarëve, të cilët nuk po respektojnë masat e qeverive. Në mesin e 11 shteteve që ka rritje të konsiderueshme të rasteve të reja Kluge ka listuar edhe Republikën e Kosovës dhe Shqipërinë.
“Në disa shtete të Europës si Armenia, Suedia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Azerbajxhani, Kazakistani, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kirgistani, Ukraina dhe Kosova, situata ka dalë jashtë kontrollit, dhe frika e një ringjalljeje të këtij virusi në këto vende tashmë është bërë realitet, dhe e gjithë kjo nga pakujdesia”, tha Dr. Hans Henri Kluge, gjatë një konference për medie.
Nëse gjendja lihet e pakontrolluar, ai paralajmëroi se sistemet shëndetësore do të përballen me probleme madhore, dhe mund t’ju dalë situata jashtë kontrolllit.
Më shumë se 2.6 milion raste të vdekjeve me Covid-19 dhe 195,000 janë raportuar në rajonin e Europës, duke përfshirë 54 vende dhe shtatë territore në të gjithë Europën, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore. Pothuajse 20,000 raste të reja dhe më shumë se 700 vdekje të reja po regjistrohen çdo ditë.
“Për javë të tëra, unë kam folur për rrezikun e rilindjes pasi vendet t’i zbusin masat. Në disa vende të Europës, ky rrezik tani është bërë realitet – 30 vende kanë parë rritje të rasteve të reja kumulative gjatë dy javëve të fundit”, tha më tutje drejtori i OBSH’së për Europën.
Sipas Dr. Hans Henri Kluge, në 11 prej këtyre vendeve, ku ka përmendur edhe Kosovën, thotë se transmetimi i përshpejtuar ka çuar në ringjallje të madhe të rasteve dhe nëse lihen të pa kontrolluar, do të keqësohet edhe më shumë gjendja dhe menaxhimi do të jetë tejet i vështirë.
Dr. Hans Henri Kluge, në fund tha se vera mund të zbusë virusin po rreziku përsëri do të shfaqet gjatë vjeshtës.
“Ne me të vërtetë duhet të përgatitemi për vjeshtën, kur Covid-19 mund të takojë gripin sezonal, pneumoninë, sëmundje të tjera gjithashtu, sepse në fund të fundit virusi ende qarkullon në mënyrë aktive në komunitetet tona dhe nuk ka asnjë trajtim efektiv, dhe nuk ka vaksinë efektive”, përfundoi ai.
Kujtojmë, që në Kosovë janë 1.143. raste aktive me Covid-19. Nga data 08 shkurt deri më 26 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.930 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.494 raste, me gjithsej 44 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese







