Ylber Ramadani nuk po kalon nëpër momente të mira tek Lecce.
Trajneri Marco Giampaolo e ka nxjerrë futbollistin kosovar jashtë planeve të tij futboll për pjesën e dytë të sezonit.
57 vjeçari, i cili e mori në dorë ekipin nga Serie A në muajin nëntor, nuk e preferon përfaqësuesin shqiptar si titullar në skuadrën e tij, prandaj edhe në javët e fundit janë shtuar zërat që e shohin ish-futbollistin e Ferizajt larg ekipit kuq e verdhë, shkruan “Gazeta Express”.
Rreth situatës së komplikuar të mesfushorit kualitativ ka folur drejtori teknik i Lecces, Pantaleo Corvino, i cili megjithatë shprehet i bindur se lojtari nuk do të largohet në muajin janar.
“Ramadani është titullar si Koulibaly, Kaba, Pieret etj. Janë lojtarë që e kanë dëshmuar veten. Pieret do të jetë një nga mesfushorët më të fortë në kampionatin tonë, gjithmonë e kemi mbrojtur atë dhe Koulibalyn”, u shpreh drejtori teknik i Lecces ku u pyet për largimet.
Ramadani është duke e kaluar sezonin e dytë në fanellën e Lecces, me të cilën ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Së fundmi u fol për një interesim eventual të Napolit për shërbimet e futbollistit luftarak.







