Sot në zyret e klubit u takuan drejtori Florian Miftari dhe legjenda e basketbollit Kosovar Ferit Zekolli.

Dy ish basketbollistët me nam biseduan për të gjitha çështjet aktuale lidhur me gjendjen e basketbollit, si dhe potencuan faktin e arritjes më të madhe në historinë e basketbollit tonë, kualifikimin e Prishtinës në përfundimtarey e Fiba Europe Cup.

Po ashtu dy legjendat, z.Zekolli dhe z.Miftari, u pajtuan që së shpejti të dalin me disa veprime konkrete në të mirën e klubit dhe basketbollit në përgjithësi.